Ton i butë dhe atmosferë më e qetë, detajet që u vunë re në takimin Trump-Zelensky

18 Gusht 2025 | 20:10

Ndryshe nga tensionet dhe përplasjet që shënuan takimin e fundit në muajin shkurt, atmosfera në Zyrën Ovale sot ishte dukshëm më e qetë gjatë takimit mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Pala ukrainase si duket kishte bërë përgatitje të kujdesshme për të shmangur çdo tension, duke u përpjekur që bisedimet të rrjedhin në mënyrë të kontrolluar. Një gjest simbolik ishte letra personale që Zelensky solli për Trump nga gruaja e tij, si dhe vlerësimi që ai i bëri mesazhit të Zonjës së Parë, Melania Trump, drejtuar Presidentit rus Vladimir Putin lidhur me vuajtjet e fëmijëve gjatë luftës.

Zelensky, i akuzuar më herët për “mosmirënjohje” nga zëvendëspresidenti amerikan JD Vance gjatë takimit të fundit, nuk la vend për dyshime këtë herë. Presidenti ukrainas u shpreh disa herë radhazi mirënjohje në fillim të deklaratës së tij.

“Faleminderit për ftesën dhe ju falënderoj shumë për përpjekjet tuaja, përpjekjet tuaja personale, për të ndaluar vrasjet dhe për të ndaluar këtë luftë. Faleminderit që shfrytëzuat këtë mundësi, shumë faleminderit bashkëshortes suaj,” tha Zelensky, duke e mbajtur fjalimin e tij të shkurtër, por të kujdesshëm.

Një tjetër detaj i vërejtur ishte ndryshimi në paraqitjen e Presidentit ukrainas. Ndryshe nga hera e fundit, ai kishte zgjedhur të vishej me kostum klasik në vend të uniformës ushtarake që kishte provokuar kritika nga Trump. Ky detaj u interpretua si një përpjekje për të lehtësuar atmosferën dhe për t’i dhënë takimit një ton më diplomatik.

Ndryshe nga muaji shkurt, delegacioni i Trump qëndroi i heshtur pas takimit. Në Zyrën Ovale ishin të pranishëm zëvendëspresidenti JD Vance, Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe i dërguari i posaçëm Steve Witkoff, të cilët ndoqën bisedën pa komente publike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar

Grupi i Miqve të Iniciativës Globale për Zhvillim (GDI) i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mbështesë rolin qendror koordinues të Kombeve të Bashkuara (OKB) në...
22:19 | 16/07/2026

“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka bërë akuza ndaj disa anëtarëve të qeverisë izraelite, duke i akuzuar ata se kanë tentuar të ndikojnë...
22:18 | 16/07/2026