Trump: Putin pret telefonatën time kur të mbarojmë këtë takim

18 Gusht 2025 | 20:01

Presidenti Donald Trump tha se planifikon të telefonojë Presidentin rus Vladimir Putin pas bisedimeve të tij në Shtëpinë e Bardhë sot me udhëheqësit evropianë dhe Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Ai pret telefonatën time kur të mbarojmë me këtë takim”, tha Trump.

Ai tha se do të ngrinte idenë e një takimi trepalësh midis tij, Putinit dhe Zelensky gjatë bisedës.

“Mund të kemi ose jo një takim tripalësh. Nëse nuk kemi një takim të tillë, atëherë luftimet vazhdojnë, dhe nëse i kemi, kemi një shans të mirë – mendoj se nëse kemi një takim tripalësh, ka një shans të mirë që ndoshta t’i japim fund”, tha Trump.

…“E njoh presidentin, e njoh veten dhe besoj se Vladimir Putin dëshiron ta shohë këtë të marrë fund”, tha Trump.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen

Pas dorëzimit të dokumentit strategjik “Besa” te deputetët e Partisë Socialiste, si një shenjë reflektimi për protestën, kreu i qeverisë ka reaguar sërish për protestuesit....
13:33 | 26/07/2026

Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Berlin, ku një person hyri me një furgon në...
13:27 | 26/07/2026

Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet

Zhvillime të reja vijnë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Refit Buzi dyshohet se i ka dhënë fund...
16:50 | 24/07/2026