Telashet për mesfushorin e kombëtares italiane të futbollit, Sandro Tonali nuk kanë të sosur, me këtë të fundit që aktualisht është i pezulluar për bastvënie.
Lojtari që aktualisht është nën kontratë me Neëcastle, akuzohet sërish se ka vendosur baste, në periudhën pasi kishte nënshkruar me qymyrxhinjtë.
Ky lajm bombë ka ardhur nga federata angleze e futbollit e cila ka bërë të ditur se janë zbuluar 50 raste në të cilat Tonali ka vendosur baste, për më tepër ishte pjesë e Newcastle.
Konkretisht në periudhën mes 12 gushtit dhe 12 tetorit, ku qarkulloi dhe lajmi që futbollisti akuzohej për bastvënie në Itali. Duket se diçka e tillë nuk e ndaloi atë të vijonte zanatin e vjetër në ishull, pavarësisht problemeve me drejtësinë. Në njoftimin e bërë nga federata thuhet se lojtari ka luajtur rregullisht, ndërsa ka të drejtën që deri më 5 prill të këtij viti tu japë përgjigje akuzave.
Skuadra e Newcastle në reagimin e saj mbrojti futbollistin, por njëkohësisht shtyu dhe drejtësinë të bëjë punën e saj për zbardhjen e akuzave. Kujtojmë se vjeshtën e kaluar 23-vjeçari u dënua me 10 muaj pezullim për shkak të basteve në Itali, por në rast se ndaj tij do të vendosej një dënim tjetër, masat do të ishin më drastike.
LEXONI GJITHASHTU:
- IMT nis prishjen e shtesave dhe shkallëve në liqenin e Pogradecit
- Tensionet në Himarë, Tavo: Stuhi në gotë, bashkia nuk mund të lihet pa qeverisur