Tensionet në Himarë, Tavo: Stuhi në gotë, bashkia nuk mund të lihet pa qeverisur
Zgjedhja e Blerina Balës në krye të Bashkisë Himarë, u parapri nga tensione të mbështetësve të kryetarit të zgjedhur Fredi Belerit dhe opozitës, të cilët kanë refuzuar praninë në sallën e mbledhjes të prefektit të Vlorës Vangjel Tavo, djhe drejteusit politk të PS Blendi Klosi.
Për shkak të këtyre kundërshtive mbledhja u spostua në ambiente e godinës së Bashkisë, ku u realizua edhe procedura e zgjedhjes. Sakaq, përkrahës të kryetarit të zgjehdur të bahsksiësë Himarës, Fredi Belerit e kanë cilësuar si farsë komandimin e Blerina Balës në krye të bashkisë
Ndërsa për prefektin e Vlorës, ato persona që shfaqën kundërshti dhe nuk lejuan zhvillimin normal te mbledhjes janë një pakicë dhe se qëllimi i kësaj procedure është që të fillojë sa më shpejt puna për trajtimin e problemeve të himariotëve përfshi edhe ata që kundërshtuan.
“Sot jam prefekt i caktuar i qarkut të Vlorës. Kemi shumë punë para për të bërë. Kemi angazhime, kemi shumë punë për komunitetin e Himarës, s’ka të bëjë fare me kandidimin ose jo timin. Unë di të interpretoj ligjin dhe ligji thotë se në kushtet e krijuara që kryetari i zgjedhur i bashkisë është para drejtësisë, Himara nuk mund të lihet pa qeverisur dhe në këto kushtet zbatojmë ligjin për qeverisjen vendore. Ligji e ka të qartë. Unë jam prefekt dhe do të zbatoj ligjin deri në fund”.
Ai reagoi edhe për incidenntet e shkaktuara nga mbështetësit e Belerit, ku tha se :“Kjo është një stuhi në gotë dhe si e tillë do të marrë fund shpejt’ tha ai më tej”.
Tavo ka dekalruar gjithashtu se ka nisur puna së bashku me kadastrën për pajisjen e himariotëve me titujt e pronësisë të pronave që u takojnë ligjërisht.
LEXONI GJITHASHTU:
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme