Topalli: E paimagjinueshme, votat nga Greqia po dorëzohen dorazi në KQZ
Në një deklaratë të dhënë këtë të premte, Jozefina Topalli, e deleguara politike e Partisë Demokratike për Diasporën, ka shprehur shqetësimet e saj lidhur me procesin e votimit të emigrantëve nga Greqia. Ajo ka akuzuar se procesi i dorëzimit të votave nga Greqia po realizohet në mënyrë të papranueshme, duke u bërë me dorazi në KQZ dhe jo përmes postës, çka sjell dyshime për transparentën dhe besueshmërinë e procesit zgjedhor.
Topalli kërkoi që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të ndërmarrë një auditim të plotë të votave që kanë ardhur nga Greqia dhe të sigurojë që kutitë e votimit nga ky shtet të trajtohen veçmas nga ato që kanë ardhur nga Italia.
“Orët e fundit janë të disponueshme për të gjithë ata që nuk kanë mundësi të kryejnë procesin dhe duhet ta mbyllin ndërkohë. Ftojmë çdo shqiptar tjetër që nuk është regjistruar të bëjë edhe sakrificën e fundit, nëse ka mundësi të vijë në Shqipëri dhe të votojë të dielën, për të qenë pjesëtar të rëndësishëm në këtë proces, që do të jetë 11 maji,” u shpreh Topalli.
Duke vazhduar, ajo tha: “Sot, kemi një shqetësim tjetër, që nuk mund ta imagjinonim: dorëzimi i zarfeve me dorë në KQZ. Ky është një proces që nuk është në përputhje me Kodin Zgjedhor, dhe është një shkelje serioze. Kërkojmë nga KQZ që të ndalojë menjëherë këtë praktikë.”
Topalli vuri theksin tek anomalitë që janë shfaqur në dërgimin e votave nga Greqia, duke e cilësuar atë si një manipulim të mundshëm. Ajo theksoi se, ndërkohë që votat nga të gjitha vendet e tjera kanë ardhur normalisht, për Greqinë ka pasur një ndryshim të papritur, me një rritje të papritur të numrit të votave vetëm në tre ditët e fundit.
“Nëse kutitë mbushen në mënyrë të dyshimtë dhe shqiptarët që jetojnë në Greqi nuk kanë marrë zarfin e votimit, kjo është një manipulim dhe jo një proces zgjedhor i ndershëm. Kjo nuk është zgjedhje, por një shkelje e ligjit,” shtoi Topalli.
Në përfundim të deklaratës së saj, ajo bëri një thirrje për trajtim të veçantë të kutive që vijnë nga Greqia dhe kërkoi që dorëzimi i zarfeve të ndalohej përfundimisht. Ajo përmendi gjithashtu kërkesën e dorëzuar në KQZ për hetimin e këtyre anomali, duke e cilësuar kthimin e shërbimit të DHL-së si një veprim të papranueshëm që ka komprometuar besueshmërinë e procesit zgjedhor në Greqi.
Topalli ka kërkuar gjithashtu që të bëhet një analizë e thelluar për mënyrën e dorëzimit të votave dhe ka apeluar për transparencë të plotë në gjithë procesin zgjedhor.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve