Topuzi: Në 30 vite kemi gabuar, duhet të ishim para Malit të Zi

27 Shtator 2022 | 20:24

Kryetar i shoqatës së turizmit Zak Topuzi tha në një intervistë për Euronews Albania se Shqipëria është një pikë e rëndësishme e turizmit.

Sipas tij në 30 vite kemi gabuar, pasi duhet të ishim para Malit të Zi me zhvillimin në sektorin e turizmit.

Topuzi u shpreh se ky vit turistik ishte i suksesshëm jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë botën dhe i tillë fluks nuk ishte i pritshëm.

“Ka rreth 16% më shumë lëvizje turistike sepse s’mund të thuash turistë sepse ka dhe nga ata që kalojnë në tranzit, krahasuar me vitin 2019 që konsiderohet viti më i mirë,” – u shpreh ai.

Kryetari i shoqatës së turizmit shtoi gjithashtu se pavarësisht se bilanci ishte pozitiv rritja e çmimeve dhe kriza energjetike kishte ulur fitimin e bizneseve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Orikumi pastër dhe lirë, turizmi familjar favorizohet nga çmimet

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq në vend, humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Himarë! Ra nga shtylla gjatë punës për rikthimin e energjisë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Himarë, ku një elektricist ka ndërruar jetë në krye të detyrës. Sipas burimeve, bëhet fjalë...
08:33 | 22/07/2026

Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)

Bregdeti i jugut është goditur nga një mot i keq i shoqëruar me erëra të fuqishme dhe rrufe. Në qytetin e Vlorës, era e fortë...
07:33 | 22/07/2026

Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër

Moti i keq që përfshiu mbrëmjen e së martës zonën e Gjirokastrës ka ndihmuar për shuarjen e disa zjarreve që rrezikonin zonat e banuara. Sipas...
07:20 | 22/07/2026