Tornado shkatërron Kentucky-n dhe Misurin: 27 të vdekur, dhjetëra të plagosur

18 Maj 2025 | 09:21

Të paktën 27 persona humbën jetën nga stuhitë që goditën një pjesë të Midwest dhe Jugun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Guvernatori i Kentucky-t, Andy Beshear, tha sot se 18 viktima u regjistruan në atë shtet federal, dhjetë të plagosur u shtruan në spital dhe janë në gjendje kritike.

Një tornado shkatërruese në Kentucky dhe Missouri dëmtoi shtëpi, përmbysi automjete dhe la shumë njerëz pa strehë, ndërsa 17 vdekje ndodhën në Qarkun Laurel, i cili ndodhet në juglindje të shtetit, raportoi AP.

Pjesë të rreth dy duzina rrugësh shtetërore janë të mbyllura dhe disa prej tyre mund të duhen disa ditë për t’u rihapur, tha Beshear.

Guvernatori paralajmëroi se numri i viktimave mund të rritet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada rrezikon jetën nga flakët (VIDEO)

Një ekip treni u rrethua nga flakët e një zjarri pyjor pranë Armstrong, Ontario, Kanada. Ekipi i Hekurudhave Kombëtare Kanadeze (CN) shpëtoi i sigurt, ndërsa...
11:29 | 16/07/2026

ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas

Zyra e Emigracionit dhe Doganave e SHBA-së tha se zyra e saj në terren në Harlingen, Teksas, arrestoi 238 emigrantë në një operacion njëditor në...
11:20 | 16/07/2026

Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein

Zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance pranoi se administrata Trump “gaboi” në trajtimin e njoftimit dhe publikimit të dosjeve të Jeffrey Epstein, duke thënë se Shtëpia...
10:51 | 16/07/2026