Torturoi dhe mbylli në bodrum fëmijët, dënohet 16.5 vite shqiptari

12 Janar 2023 | 12:50

Një shqiptar nga Kosova është dënuar me 16.5 vite burg nga gjykata e Qarkut në Zyrih, pasi së bashku me bashkëshorten e tij kanë torturuar 2 nga 7 fëmijët e tyre.

Dënimit nuk i shpëtoi as nëna e fëmijëve të cilës i duhet të kalojë në burg 10.5 vite.

Gjykata e Lartë zviceriane mundi të faktonte me prova se babai dhe nëna kishin abuzuar me fëmijët e tyre.

Sipas aktakuzës, fëmijët nuk ushqeheshin si duhet dhe ishin nënpeshë. Atyre u duhej të vidhnin ushqime nga fëmijët e tjerë në shkollë me qëllim që t’i hanin gjatë pasdites.

Djali 9-vjeçar peshonte vetëm 18.5 kilogramë derisa vajza 10-vjeçare diku më pak se 10 kilogramë.

Prindërit nuk i kushtonin fare rëndësi as higjienës personale e as shëndetit të fëmijëve. Vajza dhe djali u mbyllën nga prindërit për vite me radhë, fillimisht në dhomën e fëmijëve dhe më pas në një bodrum pa ngrohje. Sipas aktakuzës, ata duhet të shtriheshin në dyshime dhe lejoheshin të dilnin nga dhoma vetëm për të shkuar në shkollë.

Në raport përshkruhen dhe veprime shumë të rënda nga ana e prindërve. Citohet se prindërit njëherë e detyruan vajzën të hante të vjellat nga një pjatë, ndërsa djalin të hante jashtëqitjet e tij. Si një ndëshkim shtesë, fëmijëve iu desh të qëndronin me kokë poshtë me pelena të lagura me urinë, palëvizur për orë të tëra. Gjykata e Lartë njohu “tipare sadiste në krim”.

Sipas gjykatës, fëmijët, të cilët tashmë janë të rinj në moshë madhore, herë pas here duhet të marrin sigurimin e aftësisë së kufizuar dhe se ata janë të dëmtuar përgjithmonë mendërisht dhe fizikisht.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026