Tradita e Pashkëve, çfarë duhet të gatuani
Duket sikur dikur ishim më të bashkuar në drekat festive apo në vajtjet në kishë për festën e pashkës. Ndërsa tani me kalimin e viteve kjo festë duket sikur është zbehur ose është më e ngushtë në familje, pa shumë vizita tek të afërmit. Një nga simbolikat e saj është edhe veza e kuqe e Pashkës, e cila duhet thënë se me kalimin e viteve ka ndryshuar ngjyrë për të qenë sa më moderne.
Po ashtu ka edhe gatime tipike që amvisat i përgatisin për këtë datë të shënuar. Pashkët katolike dhe ato ortodokse kanë qenë shumë afër këtë vit në kalendarin fetar, me një javë diferencë. Mes tyre ka shumë të përbashkëta por edhe diferenca.
Besimtarët ortodoksë e kremtojnë në mesnatë ngjalljen e Krishtit në meshën e pashkëve, dita më e rëndësishme në kalendarin festiv të krishterë. Ringjallja e Krishtit është një moment që simbolizon rilindjen e shpresës, forcimin e besimit tek zoti për të gjithë besimtarët, kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen dhe çlirimin e njerëzve nga mëkati.
Çfarë duhet të gatuani për Pashkë dhe pse?
Vezët e ziera
Ndoshta një nga ushqimet që i bashkon për Pashkë njerëzit e gjithë botës janë vezët e kuqe. Edhe pse më tepër i përdorim si diçka dekorative për tryezën, tradita e trokitjes së tyre të dielën në mëngjes, mbetet një traditë e vazhdueshme.
Buka e Pashkëve
Buka e Pashkëve është një tjetër ushqim tradicional që gatuhet gjatë këtyre ditëve. Ajo simbolizon trupin e Krishtit dhe thuhet se është ndarë gjatë Darkës së Fundit me apostujt. Nëse e ndani gjysmën për vete dhe gjysmën për shokun/shoqen thuhet se marrëdhënia do të forcohet edhe më me kalimin e viteve.
Mish qingji i pjekur
Zakonisht serviret në drekën e të dielës dhe lidhet me historinë e të krishterëve.
Karrotat
Karrotat kanë gjithashtu një lidhje të ngushtë me këtë periudhë dhe e mira është t’i përdorni në çdo pjatë që do të përgatisni atë ditë.
Proshutë derri
Thuhet se proshuta e gatuar sjell fat të mirë. Gjithashtu ishte shumë i përdorur në Amerikë ku mishi i qengjit nuk preferohej.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë