Trafikantët braktisin dy vajza të mitura në kufirin SHBA-Meksikë
Dy fëmijë të mitur u braktisën në mes të natës në shkretëtirën e shtetit të Nju Meksikos, pasi u hodhën nga muri ndarës në kufirin SHBA-Meksikë.
Videoja e publikuar nga patrulla kufitare amerikane tregon dy vajza të vogla që lëshohen nga persona të tjerë nga sipër gardhit e që më pas largohen me vrap në një kodër në anën meksikane të kufirit.
Në një deklaratë, autoritetet kufitare amerikane deklaruan se një agjent i pajisur me kamera me rreze infra të kuqe kishte lokalizuar dy vajzat, që rezultoi të ishin motra nga Ekuadori, të moshave 3 dhe 5 vjeç.
Agjenti lajmëroi policinë, që mori dy vajzat dhe i transportoi në një stacion kufitar, ku ato iu nënshtruan një kontrolli mjekësor dhe po mbahen përkohësisht.
“Jam e tmerruar nga mënyra se si këta trafikantë, në mënyrë mizore hodhën fëmijët nga muri i lartë natën e kaluar,” – komentoi Gloria Chavez, shefja e patrullave kufitare në El Paso.
Situata në kufirin SHBA-Meksikë, ku janë mbledhur emigrantë të shumtë që presin të kalojnë kufirin, është një nga sfidat kryesore të administratës së presidentit Joe Biden, i cili ka anuluar disa urdhra ekzekutivë të paraardhësit të tij Donald Trump, por nuk u ka ofruar ende refugjatëve akses në Shtetet e Bashkuara.
LEXONI GJITHASHTU:
- Celebrimet për Pashkën, meshë me kufizime në katedralen Notre Dame të Parisit
- Rimëkëmbja e turizmit, Shqipëria, ndër 10 vendet me rënien më të madhe në Evropë
Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus