Trafikuan armë nga Kosova në Shqipëri, Gjykata lë në burg 8 të arrestuarit

1 Qershor 2025 | 12:01

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurimit arrest në burg për 8 të arrestuarit për shitblerje armësh.

Trupa gjykuese ka pranuar kërkesën e Prokurorise së Tiranës për masat e sigurimit. Në qëli do të qëndrojnë Emirel Tusha, Leandro Haxhiaj, Fabricio Berberi, Rikardo Hajdaraj, Visar Murati, Kevin Farruku, Geraldo Muraj, Adriano Shehu. Para gjykatës  asnjë nga të dyshuarit nuk ka folur.

Ndërkohë që mbrojtja ka ngritur pretendime se është vepruar në kundërshtim me ligjin për sa i përket blerjeve të stimuluara, pasi sipas tyre policia po i shtyn njerëzit në veprime të kundërligjshme.

Po ashtu avokatët kanë kërkuar prova dhe fakte për secili nga të dyshuarit, për veprimet konkrete që ata kanë kryer. Gjithashtu ata kanë kërkuar edhe akt-ekspertizat e armëve nëse janë ose jo funksionale. Mbrojta i ka kërkuar gjykatës që ta cilësojë të paligjshëm arrestimin.

Ata i kanë kërkuar gjykatës që të mbahej edhe parasysh fakti që të dyshuari nuk kanë precedent të mëparshëm penal.

Ndërkohë organi i akuzës ka vënë në dispozicion të gjykatës akt-ekspertimet e kryera për armët që janë kapur më herët kur është bërë ndalimi i  Altin Pajazitit dhe Kadri Prushit, ku njëra nga armët rezulton jashtë funksionit.

Gjatë operacionit të zhvilluar nga ana e strukturave të rendit u sekuestruan 14 armë zjarri 12 pistoleta ku njëra prej tyre me silenciator, dhe 2 automatikë, 2077 fara cannabisi, krehra dhe municion luftarak, 3 automjete dhe 8 celularë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues. Arrestohen 2 të tjerë

Policia e Shtetit ka proceduar në gjendje të lirë 30 persona këtë të premte, pas tubimit të zhvilluar ditën e djeshme përpara godinës së Parlamentit....
14:11 | 24/07/2026

Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen me Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar ka folur edhe lidhur me dokumentin me emrin...
13:49 | 24/07/2026

Përplasi për vdekje 74-vjeçaren në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri

Është vënë në pranga këtë të premte nga Policia e Tiranës 65-vjeçari Xhelal Muka, i cili një ditë më parë përplasi për vdekje një 74-vjeçare...
13:32 | 24/07/2026