Trafikuan armë nga Kosova në Shqipëri, Prokuroria Tiranë dërgon në gjykim 8 persona

5 Dhjetor 2025 | 10:46

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet ndaj 8 të pandehurve të cilët tafikuan armë nga Kosova në Shqipëri. Prokuroria njofton se të pandehurit akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Pas mbylljes së hetimeve Prokuroria Tiranë dërgoi në gjyq 8 persona. Tre prej të pandehurve janë nga Kosova. Ata u shpallën fajtorë dhe u dënuan përkatësisht: 8 vite burg të shtetasit B.K., 6 vite e 8 muaj burg shtetasit M.K. dhe 7 vite burg shtetasit E.Th.

Dy të pandehur të identifikuar me incialet B.K. dhe M.K. kanë blerë një sasi të konsiderueshme armë zjarri të llojit pistoletë ‘Zoraki’ me qëllim trafikimin e tyre drejt territorit të Shqipërisë.

Hetimet e zhvilluara nga skuadra e përbashkët hetimore midis Shqipërisë dhe Kosovës, me mbështetjen e Eurojust, çuan në një operacion ndërkombëtar ku u arrestuan 16 persona dhe u sekuestruan 64 armë zjarri dhe municione në të dy shtetet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026