Tragjedi në Arabinë Saudite: Autobusi u përmbys dhe mori flakë, 20 të vdekur 

28 Mars 2023 | 08:08

Të paktën 20 persona humbën jetën kur një autobus i mbipopulluar u përplas në një urë, u përmbys dhe mori flakë në Arabinë Saudite jugperëndimore, njoftuan mediat shtetërore saudite.

TV Al-Ekhbaria raportoi se 29 persona u plagosën në aksident dhe transmetoi pamjet që tregojnë mbetjet e djegura të autobusit. Përplasja ndodhi kur frenat e automjetit dështuan në provincën jugperëndimore të Asir, e cila kufizohet me Jemenin.

Aksidenti ka ndodhur në javën e parë të Ramazanit. Siç raporton AP, shumë njerëz e shijojnë këtë periudhë të vitit duke udhëtuar natën me familjen dhe miqtë gjatë muajit të shenjtë mysliman.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)

Një person ka vdekur dhe  dy të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një varkë lundruese trekatëshe me 19 persona në bord u përmbys pranë ishullit...
08:31 | 15/07/2026

Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se shtatë britanikë janë midis 12 të huajve të vrarë në zjarret në Spanjën jugore. Zyrtarët thanë se 12 nga 13 viktimat ishin...
08:28 | 15/07/2026

Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)

Një sulm rus në portin ukrainas të Odessa- s në Detin e Zi ka vrarë të paktën tre persona , tha një zyrtar lokal të...
08:24 | 15/07/2026