Përmbyset autobusi në Tiranë, plagosen tre pasagjerë (FOTO)
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në “Rrugën e Elbasanit” në Tiranë.
Burime për Euronews Albania, bëjnë me dije se një autobus ka dalë nga rruga dhe është përmbysur e për pasojë tre pasagjerë kanë mbetur të lënduar.
“Më datë 26.03.2023, rreth orës 15:45, në Rrugën e Elbasanit, shtetasi Gentjan Qosja, 42 vjeç, duke drejtuar autobusin e linjës së Krrabës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit dhe si pasojë autobusi ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.”- njofton policia.
Pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike.

Gazetari Eni Ferhati nga vendi i ngjarjes bëri me dije se në autobus ndodheshin 20 persona ndërsa dyshohet se shoferi është ndjerë keq për një moment, gjë që është bërë shkak dhe për aksidentin.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës dhe shërbimet e Policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë