Tragjedi në Itali, shuhet familja shqiptare! Helmohet nga dioksidi karbonit

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
5 Shkurt 2026 | 08:02

Një tragjedi familjare është regjistruar në Itali, ku katër persona janë gjetur të pajetë brenda një banese në Rughi, në provincën e Luccës. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë helmimi nga monoksidi i karbonit, ndërsa familja mendohet të jetë shqiptare.

Tragjedia ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, kur në banesë është konstatuar prania e gazit vdekjeprurës, i dyshuar si pasojë e një defekti teknik. Viktimat janë babai 48 vjeç, nëna 43 vjeçe dhe dy fëmijët e tyre, të moshës 22 dhe 15 vjeç. Identitetet e tyre nuk janë bërë ende publike nga autoritetet.

Vëllai i 48-vjeçarit, i cili shkoi për t’i kontrolluar pasi familjarët nuk po përgjigjeshin, është gjetur në gjendje të rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit “Cisanello” në Piza, ku ndodhet nën kujdes intensiv.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë shërbimet e emergjencës, ambulancat dhe zjarrfikësit nga Lucca, të cilët kanë hyrë në banesë për të verifikuar nëse kishte persona të mbijetuar.

Mediat italiane raportojnë se familja dyshohet të jetë me origjinë të huaj, me shumë mundësi shqiptare. Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e sakta të këtij helmimi fatal.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq në vend, ndërron jetë elektricisti i OSHEE-së në Himarë gjatë punës për rikthimin e energjisë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Himarë, ku një elektricist ka ndërruar jetë në krye të detyrës. Sipas burimeve, bëhet fjalë...
08:33 | 22/07/2026

Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)

Bregdeti i jugut është goditur nga një mot i keq i shoqëruar me erëra të fuqishme dhe rrufe. Në qytetin e Vlorës, era e fortë...
07:33 | 22/07/2026

Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër

Moti i keq që përfshiu mbrëmjen e së martës zonën e Gjirokastrës ka ndihmuar për shuarjen e disa zjarreve që rrezikonin zonat e banuara. Sipas...
07:20 | 22/07/2026