Tragjedi në Kalabri! Përmbytet varka e emigrantëve, 50 të zhdukur mes tyre 26 fëmijë

17 Qershor 2024 | 20:38

Rreth pesëdhjetë emigrantë janë zhdukur për shkak të përmbysjes së varkës me vela me të cilën po udhëtonin, rreth njëqind milje nga brigjet e Kalabrisë.

Një anije tregtare shkoi i shkoi në ndihmë anijes dhe transferoi 12 emigrantët e mbijetuar, përfshirë një grua shtatzënë, në një njësi të Rojës Bregdetare e cila më pas zbarkoi në Roccella Ionica.

Sipas Ansa.it të mbijetuarit folën për 66 persona të zhdukur, duke përfshirë të paktën 26 fëmijë mes të cilëve disa të porsalindur.

Ata u larguan nga Turqia 8 ditë më parë dhe kishin marrë ujë për 3 ose 4 ditë. Të mbijetuarit thanë se po udhëtonin pa jelek shpëtimi dhe se disa varka nuk ndaluan për t’i ndihmuar.

Në port ka mbërritur edhe trupi i një gruaje që ka humbur jetën pasi ka rënë në det. Tashmë janë aktivizuar kërkimet për të zhdukurit, por për momentin asnjë nuk është gjetur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri Katz: SHBA po bllokon sulmet izraelite ndaj objektivave energjetike iraniane

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz tha të martën se Shtetet e Bashkuara e kanë penguar Izraelin të sulmojë infrastrukturën energjetike iraniane për shkak të...
16:19 | 28/07/2026

Ceremonia mortore e Lindsey Graham, do të marrin pjesë edhe Netanyahu dhe Zelenskyy

Ceremoni mortore dy ditore për Lindsey Graham, senatorin e ndjerë republikan të Karolinës së Jugut, do të fillojnë në Uashington të martën, me pjesëmarrës si kryeministri...
16:08 | 28/07/2026

Mijëra palestinezë të arrestuar nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor që nga fillimi i vitit

Më shumë se 3,600 palestinezë janë arrestuar nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, përfshirë Jerusalemin Lindor, që nga fillimi i këtij viti, sipas...
15:48 | 28/07/2026