Tragjedi në SHBA/ Gruaja vret burrin dhe dy fëmijë, më pas veten

21 Gusht 2025 | 09:10

Një ngjarje e rëndë është në New Hampshire në SHBA ku një grua 34-vjeçare vrau bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre përpara se t’i jepte fund jetës së saj. Emily Long u gjet e vdekur me një plagë me armë zjarri në kokë.

Autoritetet kanë dyshime se ajo fillimisht vrau bashkëshortin e saj 48-vjeçar, Ryan Long dhe dy fëmijët e tyre, Parker, 8 vjeç, dhe Ryan, 6 vjeç. Të dy fëmijët u qëlluan në kokë, ndërsa babai i tyre i cili po luftonte me kancerin u qëllua disa herë.

Fëmija trevjeçar i çiftit është i vetmi i mbijetuar dhe brenda shtëpisë. Ai tani është nën kujdesin e anëtarëve të familjes. Shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë mbetet të paqarta. 34-vjeçarja punonte si menaxhere për një rrjet restorantesh dhe postonte shpesh video në mediat sociale duke përshkruar dëshpërimin që përjetoi ndërsa burri i saj përballej me kancerin.

Në një video në TikTok vetëm dy ditë para vrasjes së së hënës, Emily rrëfeu se ishte “shumë e dëshpëruar” ndërsa përpiqej të rivendoste normalitetin në shtëpi, ndërsa shëndeti i burrit të saj përkeqësohej.

“Jam e vendosur të krijoj normalitet. Po luftoja shumë dhe isha vërtet e dëshpëruar dhe thjesht u mbylla në vetvete dhe doja vetëm të isha me fëmijët dhe burrin tim. Megjithatë, po bëj një ndryshim dhe ai fillon sot… Dhe jam e vendosur të dal nga depresioni im dhe ta bëj këtë për familjen time”, tha 34-vjeçarja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani kërcënon të mbyllë plotësisht Ngushticën e Hormuzit në përgjigje të sulmeve të reja

Irani paralajmëroi se do ta mbyllë plotësisht Ngushticën e Hormuzit për trafikun detar nëse do të përballet me sulme të reja ushtarake, ndërsa tensionet me...
19:55 | 08/07/2026

Ukraina: NATO mori vendime konkrete për mbrojtjen ajrore

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, deklaroi se samiti i 36-të i NATO-s në Ankara solli “rezultate konkrete” për forcimin e mbrojtjes ajrore të...
19:44 | 08/07/2026

Trump paralajmëron Iranin për sulme të reja: Do ta godasim fort sonte

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi se forcat amerikane do të kryejnë sulme të reja ndaj Iranit, duke deklaruar se Teherani “e shkel marrëveshjen çdo...
19:39 | 08/07/2026