Tragjedia e 18-vjeçarit në Durrës, roja bregdetare tregon si ndodhi ngjarja
Familja Kashiku hapi sot dyert e mortit. Mes dhimbjes së thellë ata i dhanë lamtumirën e fundit 18-vjeçarit Anri Kashiku, i cili u mbyt pasditen e djeshme duke shpëtuar dy të mitur 15-vjeçarë.
Në të gjithë zonën ka kapluar zija. Fqinj e të afërm, të shokuar nga ajo që ndodhi, vlerësojnë aktin e tij heroik.
“Hallall i qoftë. Ka shpëtuar villain e tij dhe një tjetër. Ka bërë heroizëm”, u shprehën ata.
Por kjo tragjedi mund të shmangej, nëse kullat e vrojtimit nuk do të ishin thjesht fiktive.
Roja bregdetare pohon se ka ngritur flamurin e kuq gjatë kohës kur deti ka qenë i trazuar, gjë që sinjalizon pushuesit që nuk duhet të futen në ujë.
“Pavarësisht se nuk lejohet se ishte deti i trazuar, kemi pasur flamurin e kuq”, tha ai.
Ai tregon se Anri u fut në det bashkë me të, por nuk mundi të dilte i gjallë prej andej.
“Kam vrapuar për te dy personat, nuk kisha kohë të merrja ndihmesat. Personi i tretë që ka ardhur, erdhi prapa meje, për të ndihmuar villain e tij”, u shpreh roja bregdetare.
Për ngjarjen tragjike reagoi sot policia e Durrësit, e cila theksoi se pas ndihmës së dhënë, fëmijët janë nxjerrë në breg, ndërkohë që 18-vjeçari nuk ka mundur të dalë dot, pasi është mbytur për shkak të dallgëve të larta.
Nga vëzhgimi i kryer nga “Euronews Albania” Një ditë pas tragjedisë, janë kthyer në vendin e punës vrojtuesit e plazheve.
LEXONI GJITHASHTU
Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara
Berisha: Rama u tërhoq nga Reforma territoriale, doni të shkurtoni 20 bashki. Balla: Po dezinformon qytetarët
LIVE- Policia “blindon” Kuvendin, qytetarët në protestë. Debate në seancën plenare
- 14:43 Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara
- 14:29 Organizatat evropiane: Liria e medias në Kosovë është përkeqësuar
- 14:20 Trump: Sulmet e fundit amerikane ndaj Iranit ishin në nder të ushtarëve amerikanë të vrarë
- 14:20 Sulm ndaj një anijeje ukrainase në Odesa, humbin jetën 10 persona
- 14:06 Franca synon ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit para fillimit të vitit të ri shkollor
- 14:04 Berisha: Rama u tërhoq nga Reforma territoriale, doni të shkurtoni 20 bashki. Balla: Po dezinformon qytetarët