Tragjedia e emigrantëve në Itali, të burgosurit “ringjallin” mbetjet e anijeve

14 Shkurt 2024 | 17:11

Kriza e emigrantëve dhe mijëra vdekjet në përpjekje për të arritur Evropën përmes detit kanë nxitur të dënuarit në burgun e Milanos të prodhojnë violina dhe violonçela me mbetjet e varkave prej druri.

Projekti “Metamorfoza” është një formë rehabilitimi për të dënuarit dhe për t’u dhënë, në kuptimin figurativ, një jetë të re mbetjeve të varkave të përdorura, në mënyrë që tragjeditë të mos harrohen.

 “Ky projekt lindi nga pyetja ‘përse ata dhe jo unë?’. Përse në ato varka ishin ata fëmijë dhe jo djali im? Kur pashë ata fëmijë që zbrisnin nga varka në Lampeduza mësova se ato varka shkatërroheshin nga qeveria dhe mendova, përse këto mbetje të mos bëhen një kujtim i gjallë për t’i kujtuar kujtdo këtë dramë që mund të kishte qenë edhe e imja apo e djalit tim? Sepse po të kishim lindur atje, e njëjta gjë do të na kishte ndodhur neve”,-tha Arnoldo Mosca Mondadori, president i fondacionit Shtëpia e Shpirtit dhe Arteve.

Reflektimet arritën deri në teatrin “La Scala” të Milanos natën kur “Orkestra e Detit” vendosi t’u jepte jetë instrumenteve të krijuara në burgun italian, si një mënyrë për të kujtuar se mbi 22 mijë e 800 emigrantë, sipas shifrave të OKB-së, kanë vdekur ose janë zhdukur që prej 2014-s në udhëtimin e rrezikshëm për të kaluar Mesdheun.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U vonuan për shkak të luftës me Iranin, Estonia: Armët amerikane do të mbërrijnë në muajt e ardhshëm

Ministri estonez i Mbrojtjes, Hanno Pevkur njoftoi të enjten se dërgesat e armëve amerikane të cilat u pezulluan përkohësisht për shkak të luftës në Iran...
18:00 | 16/07/2026

Keqpërdorimet e fondeve publike, qeveria e Hungarisë i dërgon policisë raportet dhe kontratat e dyshimta

Qeveria e Hungarisë njoftoi të enjten se i dërgoi policisë një raport në lidhje me dyshimet për keqpërdorim të fondeve publike gjatë blerjeve të softuerëve...
17:28 | 16/07/2026

Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në

Eurodeputeti çek, Tomas Zdechovsky ka reaguar së fundmi lidhur me deklaratën e ministres serbe, Snezhana Paunoviç. Në reagimin e tij, Zdechovsky e cilësuar deklaratën e...
16:56 | 16/07/2026