Tragjedia me 4 viktima në Shkodër, Gjykata jep masën e sigurisë për Erdgys Arrazin

7 Maj 2024 | 13:46

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Erdgys Arrazi, bashkëshortin e 39-vjeçares Alma Arrazi, e cila u gjet e mbytur bashkë me 3 fëmijët e saj në lumin Buna.

Arrazi akuzohet për ‘shkaktim të vetëvrasjes’, pasi ka dyshime se ai ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij, si dhe e ka tradhëtuar.

Ngjarja ende vijon të mbetet e paqartë, pasi ende vijon kqyrja e kamerave të sigurisë në zonë, për të kuptuar nëse gruaja e ka marrë vetë këtë vendim kaq drastik, apo ka qenë dikush tjetër me të në momentin që ndodhi ngjarja e rëndë.

Kujtojmë se Alma Arrazi dhe 3 fëmijët u denoncuan të zhdukur nga bashkëshorti i saj 31-vjeçar në datën 2 maj dhe vetëm ditën e sotme është bërë e mundur gjetja e të gjithë trupave të pajetë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026