Alma Arrazi u mbyt në Bunë me 3 fëmijët, Prokuroria e Shkodrës publikon hetimet

6 Maj 2024 | 17:58

Prokuroria e Shkodrës në një njoftim zyrtar ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin Erdgys Arrazit, i cili është vënë në pranga për shkaktim të vetëvrasjes së gruas së tij Alma Arrazit, e cila u vetëhodh në lumin e Bunës bashkë me 3 fëmijët.

Sipas prokurorisë nga kamerat e sigurisë pasditen e 2 majit Alma Arrazi bashkë me 3 fëmijët ka pirë kafe me kunatën, motrën e burrit. Bashkë me të kanë qëndruar për rreth 2 orë, dhe pasi ka dalë jashtë, e ka informuar se do ta merrte i vëllai me taksi dhe do të shkonte një javë tek shtëpia e tij që të qetësohej.

Prokuroria thotë se deri në këtë fazë janë krijuar ‘dyshime të arsyeshme bazuar në prova se shtetasi Erdgys Arrazi, si rrjedhojë e dhunës psikologjike të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, shfaqur në formën e ofendimeve të vazhdueshme dhe tradhtisë bashkëshortore, duke prekur rëndë dinjitetin e saj, ka shkaktuar vetëvrasjen e Alma Arrazit, e cila në gjendje të rënduar psikologjike dyshohet të jetë hedhur në lum bashkë me tre fëmijët e mitur.

Njoftimi: 

Informacion nga Prokuroria Shkodër ndaj Shtetasit E.A. nën akuzë për Veprën Penale ‘Shkaktimi i vetëvrasjes’

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka regjistruar procedimin penal nr. 511/2024, mbi bazën e materialeve procedurale të përcjella nga Komisariati i Policisë Shkodër, referuar për kryerjen e veprës penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit E.A.

Nga të dhënat e akteve të hetimit deri në këtë fazë, ka rezultuar se në datën 03.05.2024, rreth orës 17:30, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Shkodër shtetasi E.A., i cili ka kallëzuar largimin nga banesa të bashkëshortes së tij shtetases A.A., bashkë me tre fëmijët e tyre të mitur. Në lidhje me këtë fakt janë marrë deklarimet e personave që kanë dijeni për ngjarjen, nga ku ka rezultuar se në datën 02.05.2024, pasdite, shtetasja A.A. me fëmijët e mitur, ka shkuar për të pirë kafe me kunatën, shtetasen V.P., në lagjen “Iliria” Shkodër. Aty kanë qëndruar për rreth dy orë dhe më pas shtetasja A.A. i ka thënë kunatës se do ta merrte prej aty vëllai i saj me taksi, pasi do shkonte një javë tek shtëpia e tij që të qetësohej. Nga administrimi i pamjeve filmike, pasi është  ndarë nga kunata, shtetasja A.A., bashkë me tre fëmijët, ka ecur në trotuarin e rrugës që të çon te “Ura e Bunës” së vjetër, në drejtim të “Kishës së Zojës”, Shkodër. Dalja nga lokali është në orën 20:10 të datës 02.05.2024.

Në vijim, nga ana e shërbimeve të policisë është bërë shpallja në kërkim policor e shtetases A.A. dhe tre fëmijëve të saj.

Në vijim, në datën 04:05.2024 rreth orës 22:0, shërbimet e policisë u njoftuan se është gjetur trupi i pa jetë i një fëmije të mitur, në anë të lumit Buna në fshatin Darragjat, Njësia Administrative Dajç, identifikuar si shtetasja E.A. e datëlindjes 20.10.2015. Në prani të mjekut ligjor, është bërë kqyrja e kufomës dhe nuk janë konstatuar shenja dhune. Është vendosur kryerja e ekspertimit mjeko-ligjor për shtetasen E.A., me qëllim përcaktimin e dëmtimeve që konstatohen në trupin e viktimës dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Nga ana e policisë gjyqësore, është ushtruar kontroll banese të shtetasit E.A., ku nuk janë konstatuar sende të paligjshme.

Deri në këtë fazë janë krijuar dyshime të arsyeshme bazuar në prova se shtetasi E.A., si rrjedhojë e dhunës psikologjike të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, shfaqur në formën e ofendimeve të vazhdueshme dhe tradhtisë bashkëshortore, duke prekur rëndë dinjitetin e saj, ka shkaktuar vetëvrasjen e shtetases A.A., e cila në gjendje të rënduar psikologjike dyshohet të jetë hedhur në lum bashkë me tre fëmijët e mitur.

Në këto kushte është kryer ndalimi i shtetasit E.A., si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal.

Vijojnë hetimet me qëllim këqyrjen e të gjitha pamjeve filmike të kamerave përreth vendit të ngjarjes me qëllim zbulimin e itenerarit të shtetases A.A. dhe fëmijëve të mitur, vijon pyetja e personave që kanë dijeni për ngjarjen dhe kryerja e hetimeve të tjera me qëllim për të grumbulluar të dhëna të nevojshme lidhur me zbardhjen e plotë të rrethanave të faktit penal dhe për individualizimin e përgjegjësisë penale.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026