Mister fati i 3 të zhdukurve, çfarë dihet deri tani nga tragjedia në Shkodër

6 Maj 2024 | 15:47

Vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave të nënës 39 vjeçare, Alma Arrazi dhe dy fëmijëve të saj të zhdukur prej 3 ditësh në Shkodër. Pas gjetjes së trupit të mbytur të vajzës së madhe 9-vjeçare në lumin Buna pranë fshatit Daragjat 2 ditë më parë nga një peshkatar, të gjitha kërkimet janë përqëndruar përgjatë shtratit të lumit, pasi dyshohet se 39-vjeçarja të jëtë hedhur bashkë me fëmijët e saj në rrjedhë.

Ngjarja ka ndodhur më datën 2 maj dhe më pas bashkëshorti i 39-vjeçares ka bërë denoncimin në polici më datë 3 maj. Pas marrjes në pyetje dhe zbulimit të trupit të vajzës, shtetasit Erdgys Arrazi i janë vënë prangat, si i dyshuar se është bërë shtysë për aktin e vetëflijimit të bashkëshortes bashkë me fëmijët.

Po ashtu, motra e 39-vjeçares ka deklaruar në polici se Erdgys Arrazi ushtronte dhunë sistematike ndaj të zhdukurës Alma Arrazi, e cila është me origjinë nga Lezha.

Sipas hetimeve, gjithashtu dyshohet se 31 vjeçari ka pastur një lidhje jashtëmartesore dhe ky lajm është marrë vesh nga 39-vjeçarja Alma Arrazi, e cila dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike është hedhur në lumin Buna.

Këtë të hënë bëhen afro 50 orë që kur polumbarët e RENEA-s kanë nisur kërkimet në të gjithë shtrirjen e lumit. Të angazhuar në këtë operacion kërkimi janë edhe forcat e ndërgyrjes së shpejtë, por edhe banorë të zonës.

Po ashtu policia ka sekuestruar edhe kamerat e biznesve përgjatë lumit Buna për të bërë të mundur zbardhjen e itenerarit që ka ndjekur nëna me 3 fëmijët. Ndihmë është kërkuar edhe nga pala malazeze për kërkime edhe në territorin e tyre.

Ndërkohë këtë të hënë është përcjellë për në banesën e fundit vajza e madhe 9 vjeçare e familjes Arrazi, ndërsa mbetet mister fati i 3 personave të zhdukur të familjes Arrazi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026

Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë u pyet lidhur me protestat në Tiranë. Rama ka...
20:20 | 14/07/2026

Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE

Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka mbajtur fjalën e tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë në Bruksel. Rama ka deklaruar...
20:05 | 14/07/2026