Tragjedia në Durrës, flet për Euronews Albania nëna e njërit prej viktimave

4 Maj 2026 | 21:30

Nëna e njërit prej të miturve që humbi jetën në aksidentin tragjik në Durrës ka folur për gazetaren e Euronews Albania, Matilda Braho lidhur me ngjarjen e cila ka tronditur familjen e tyre.  Në një lidhje live për emisionin “Now” me Erla Mëhillin, nëna ka dhënë detaje lidhur me ditën tragjike të cilën ata e kishin kaluar bashkë deri pak çaste para aksidentit fatal.

Nëna theksoi se me djalin e saj kishin qenë në kishë dhe më pas ishin kthyer në shtëpi. Sipas saj djali i saj i mitur kishte insistuar të dilte të hante akullore dhe të luante me miqtë e tij pranë shtëpisë në trotuar ku edhe ka ndodhur ngjarja. Ajo më tej shpjegoi sesi e mori vesh ngjarjen pasi ajo u fut brenda në banesë pak çaste para se të ndodhte tragjedia.

“Ne sa ishim nisur për në kishë, arritëm në kishë e ndezëm qirinjtë me djalin. Djali u gëzua se ndezi qirinjtë dhe atje kaloi një ditë të bukur dhe të mirë me fëmijët. U kënaqën fëmijët. Kur erdhëm në shtëpi ishte ora 1, i bëra bukë djalit, më kërkoi bukë.

Sa hëngri bukë djali, tha mami do të dal përjashta, do marr një akullore. Sa doli djali unë u futa brenda. Nuk vonohem tha mami. I thashë, ku do shkosh? Pesë minuta më tha mami se do dal tha, me shok. I thashë, mos vono nuk vono moj mami. E di, tha, nuk vonohem. Më ke merak më tha”, tha ajo.

Lidhur me autorin e aksidentit, nëna ka bërë apel që drejtësia t’a dënojë maksimalisht dhe të mos lirohet për të kryer krimet të tjera të tilla.

“Thirrja ime është që ta fusin në burg, ai lloj kriminel nuk meriton të rrijë i lirë, Ai kriminel duhet të rrijë në burg për jetë dhe jo ta nxjerrin përjashta sa herë t’iu dojë qejfi”, tha ajo ndër të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta

Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë ka reaguar sërish përmes një postimi në ‘Facebook’ lidhur me gjendjen e Banjave Termale të Bënjës në Përmet. Ai...
22:39 | 27/06/2026

Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE

Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ishte e pranishme këtë të shtunë në protestën që po mbahet në ditën e saj të 28-të në Tiranë, ku gjatë...
22:27 | 27/06/2026

Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet

Pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, protesta qytetare ka hyrë në fazën e saj të radhës, me nisjen e marshimit nëpër akset kryesore...
21:45 | 27/06/2026