Tragjedia në Shkodër, Erdgys Arrazi s’lejohet të marrë pjesë në varrimin e fëmijëve
Erdgys Arrazi, bashkëshorti i Alma Arrazit e cila u mbyt në lumin Buna bashkë me 3 fëmijët e mitur, nuk është lejuar të marrë pjesë në ceremoninë mortore të familjarëve të tij.
Sipas burimeve për gazetarin e Euronews Albania, Teodor Gjerga, ndryshe nga udhëzimi i prokurorit të çështjes, Policia e Burgjeve nuk ka pranuar që 31-vjeçari të marrë pjesë në varrimin e fëmijëve të tij, me argumentin se nuk kishin siguri për jetën e tij.
Ndërkohë që fëmijët e çiftit Arrazi janë varrosur në Shkodër, 39-vjeçarja Alma Arrazi është varrosur në Durrës, me kërkesë të familjarëve të saj.
“Ka qenë familja e Alma Arrazit që kanë vendosur që trupi i vajzës së tyre të prehet në qytetin e Durrësit. Duhet të themi që ka patur një qetësim të opinionit publik më në fund, pasi është bërë gjetja e trupave dhe ata do të prehen në paqe.
Në Durrës është zhvilluar ditën e sotme ceremonia mortore, ashtu si edhe në Shkodër, ku ceremonia mortore për dy fëmijët e tjerë, vajzës 7 vjeç dhe djalit 3 vjeç, që u gjetën dje në lumin Buna, ishte parashikuar në orën 12:00 dhe po mbahet ende në momentet që flasim.
Kur thashë që ishte gjetur dakordësia që babai i fëmijëve, 31-vjeçari Erdgys Arrazi të merrte pjesë në ceremoninë mortore, nuk është arritur që të realizohet diçka e tillë, pasi Policia e Burgjeve ndryshe nga udhëzimi që ka dhënë prokurori i çështjes, nuk ka arritur të sigurojë jetën e këtij të fundit, prandaj nuk është lejuar të merrte pjesë në ceremoninë mortore. Pra edhe dy fëmijët e tjerë janë përcjellë në banesën e fundit pa praninë e babait të tyre”, tha Gjerga.
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik
- 17:11 Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
- 17:09 Përmbyset një varkë pranë Alcatrazit, një viktimë dhe tre të zhdukur
- 17:03 Euronews Albania zbardh propozimin e PS-së për Reformën Territoriale, ja sa bashki do të ketë