Tragjedia në Shkodër, pajtuesi i gjaqeve: Veprim çnjerëzor

8 Maj 2024 | 09:06

Pajtuesi i gjaqeve Gjin Marku në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania foli në lidhje me ngjarjen tragjike në Shkodër ku u gjetën të mbytur nëna me tre fëmijët e saj, veprim të cilin dyshohet se e ka bërë vetë Alma Arrazi.

Ai theksoi se ky veprim është jashtë çdo lloj natyre të shoqërisë njerëzore dhe nuk mund të pranohet si diçka normale.

“Kanuni është gjykimi më profesional. Me zakon dhe me ligj nuk mund të vendosësh asgjë pa komunikuar me prindin.  Të gjithë duhet të bëjnë kujdes me etikën. Për bashkëshortin nuk mund të thuhet asgjë pa provuar dhunën e tij e cila mund të them se shkakton një tronditje kaq të rëndë. Kanuni nuk mund të shihet në çështje që kanë të bëjnë me lajthitjen. Ky veprim është jashtë çdo lloj natyre të shoqërisë njerëzore dhe nuk mund të pranohet nga shoqëria sikur kemi të bëjmë me një normalitett. Në traditën shqiptare, kur njeriu brenda familjes ka vërtetë shfaqje të një lodhje mendore psikologjike përgjegjësia e bashkëshortit dhe e njerëzve të saj është shumë e lartë”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026