Trajleri përplas për vdekje këmbësorin

24 Tetor 2022 | 19:46

Një trajler ka përplasur për vdekje një këmbësor 75-vjeçar.

Ai ishte duke kaluar superstradën, kur u godit nga mjeti i tonazhit të rëndë. Aksidenti u regjistrua në superstradën Lezhë-Laç, pranë kryqëzimit të “Shënkollit”.

Viktima i identifikuar si Jak Gjergji humbi jetën në spital, pasi nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Ky është aksidenti i tretë që ndodh në harkun kohor të 24 orëve në rrugët e qarkut të Lezhës, me një bilanc prej 7 personash të plagosur.

Mëngjesin e sotëm, një grua mbeti e plagosur pasi humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me grilën e një dyqani në anë të rrugës. Ndërsa gjatë mbrëmjes të së dielës, një aksidenti i rëndë u regjistrua përgjatë rrugës së Lagunës së Patokut, ku dy mjete u përplasën me njëra-tjetrën e për pasojë 6 persona mbetën të lënduar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vijon marshimi, qytetarët mblidhen para Parlamentit: Nesër në 10 (VIDEO)

Qytetarët gjatë marshimit të tyre në rrugët e Tiranës kanë ndaluar para ambienteve të Parlamentit. Ata mbajnë në duar pankarta teksa bëjnë thirrje së nesër...
22:16 | 01/07/2026

“Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..

Eda Grimci, ka folur në Now pas zbardhjes së listës së kandidatëve të propozuar për anëtarë të Kryesisë të Partisë Demokratike, ku dhe ajo është...
22:10 | 01/07/2026

Nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës

Mbrëmjen e kësaj të mërkurë ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar...
21:52 | 01/07/2026