Trajneri i Kosovës, Franco Foda zbulon detaje para ndeshjes me Sllovakinë

23 Mars 2026 | 22:13

Trajneri i Kosovës, Franco Foda ka folur në konferencë për media para ndeshjes së 26 marsit ndaj Sllovakisë, duke theksuar vështirësinë e sfidës dhe besimin që ka skuadra për të arritur rezultat pozitiv.

Në fillim, ai u ndal te rëndësia e ndeshjes dhe vetëbesimi i ekipit, duke nënvizuar se Kosova ka treguar potencial edhe më herët në garë.

“Ne jemi të vetëdijshëm që nuk do të jetë ndeshjet e lehtë dhe e dimë që Sllovakia ka një skuadër shumë të fuqishme, e dimë që sapo e merr topin di të luajë shumë mirë në kundërsulme, por ne kemi shumë besim në përfaqësuese, ne kemi treguar kualitetet tona, sidomos në fazën e grupeve, kemi treguar që edhe si mysafir mund të luajmë shumë mirë dhe mund të fitojmë ndeshje”, theksoi fillimisht Foda.

Duke folur për përgatitjet, Foda theksoi gjendjen e mirë të futbollistëve dhe fokusin në aspektin taktik për këtë përballje.

“Nuk do të ketë nevojë t’i stërvitim lojtarët pasi ata janë në top formë dhe vijnë të gatshëm nga ekipet e tyre. Mirëpo theksi kryesor do të jetë nga ana taktike ku do të punojmë shumë fort që parimet tona t’i zbatojmë në fushë dhe t’ua japim një plan atyre se si të kundër Sllovakisë”, theksoi Foda.

Kosova në këtë ballafaqim do të paraqitet pa kapitenin Amir Rrahmani dhe mesfushorin Leon Avdullahu, për të cilat Foda tha janë dy mungesa të mëdha.

“Sigurisht se mungesa e këtyre lojtarëve ka rol të rëndësishëm mirëpo lojtar si Amir Rrahmani përveçse se është në top formë në fushë është edhe kapiten i skuadrës si dhe është nga ana e personalitetit shumë i rëndësishëm për skuadrën. Po ashtu edhe Leon Avdullahu si mesfushor është strateg shumë i madh dhe sigurisht se do të na mungojnë mirëpo ne kemi bërë kalkulimet tona, kemi menduar mirë dhe po besojmë që do t’i gjejmë zgjidhjet e duhura”, u shpreh Foda.

Ai foli edhe për Edon Zhegrovën për të cilin tha se është shumë element kyç për dardanët, por nuk zbuloi nëse do të luajë ndaj Sllovakisë.

“Sigurisht se e kemi një plan të qartë dhe një ide të qartë se si do të duket përbërja e ekipit në ndeshjen e radhës. Ne në javët e fundit e kemi përcjellë internsivisht lojën e Sllovakisë bashkë me ekipin e trajnerëve dhe tani e dimë që Zhegrova nuk e ka pasur një të kaluar shumë të lehtë. Mirëpo ne e dimë që Zhegrova është një lojtar i cili me kualitete e tij është shumë i rëndësishëm për skuadrën tonë dhe tani do të kërkoj mirëkuptim por në këtë moment nuk mund të tregojë se kush do të luaj startues”, tha Foda në fund.

Ballafaqimi ndërmjet Sllovakisë dhe Kosovëz zhvillohet më 26 mars dhe është e vlefshme për playoff-in e Botërorit 2026.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Festimet për fitoren e Francës kthehen në tragjedi, 17-vjeçarja bie nga kamioni dhe shtypet prej tij

Një vajzë 17-vjeçare ka humbur jetën gjatë festimeve pas fitores së Francës ndaj Marokut, bëjnë me dije shërbimet e emergjencës franceze. Ngjarja ndodhi në Aulnoye-Aymeries,...
19:11 | 10/07/2026

Messi apo Mbappe? Ndizet beteja për “Këpucën e Artë”

Lionel Messi dhe Kylian Mbappe po zhvillojnë një garë të jashtëzakonshme për titullin e golashënuesit më të mirë të Kupës së Botës 2026. Dy yjet...
09:25 | 10/07/2026

Klopp zbulon se si Liverpooli u përpoq ta nënshkruante Mbappen

Ish-trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka zbuluar se si “The Reds” siguruan një avion privat dhe ushqim për Kylian Mbappe dhe familjen e tij në përpjekje për...
07:41 | 10/07/2026