Trajnim deputetëve të rinj, mesazhi i Berishës: Mos shkelmoni të drejtat e njeriut
Partia Demokratike ka nisur në trajnim në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer Stiftungs për deputetët e rinj, ku ishte i pranishëm edhe kryedemokratit Sali Berisha.
Berisha i këshilloi ligjvënësit e rinj të mos shkelmonin parimet themelore të lirive dhe të drejtave të njeriut, të cilat siç tha “çdo deputet duhet t’i ketë linja të kuqe që nuk mund të kalohen”.
“Së fundmi, unë një sugjerim, një këshillë kam për ju.
Në çdo variant, kurrë nuk duhet të shkelmoni parimet themelore të lirive dhe të drejtave të njeriut.
Parimet themelore të lirive dhe të drejtave të njeriut duhet të jenë thelbi i ndërgjegjes njerëzore sot.
Sepse ndërgjegjja njerëzore nuk është e tanishme, ajo është hershme që kur njeriu doli nga primitivizmi.
Kur dëgjoj ndonjëherë njerëz që shprehen ose mburren me armiqësira apo urrejtje ndaj besimit fetar të tjetrit, mua më kujtohet diktatori më mizor i kohërave, që ishte Genghis Khan.
Por ai ishte njeriu që respektonte në mënyrë të hekurt besimet fetare të njerëzve.
Dhe kjo nuk ishte një gjë e vogël në atë kohë.
Pushtimet ndodhnin, por besimet fetare ai i respektonte.
Ose bindjet politike.
Ose të drejtat themelore të njeriut.
Kurrë nuk duhet të pajtohemi ne me këtë.
Që në momentin që bëjmë kompromis me liritë dhe të drejtat themelore, ne bëhemi njerëz të rrezikshëm me pushtetin tonë.
Në çdo hap, në çdo veprim, në çdo votim, në çdo analizë, deputeti, dhe ai që merret me politikë, ato duhet t’i ketë linjat e shenjta, linjat e kuqe që nuk mund të preken, që nuk mund të kalohen”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 11:36 Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme
- 11:33 I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës