Transferimet e bujshme në F1, pesë lëvizjet që befasuan botërorin e shpejtësisë 

8 Shkurt 2024 | 12:04

Hamilton te Ferrari është transferimi i dekadës por jo i vetmi në të tilla përmasa. Edhe më herët ka patur lëvizje të tilla me anglezin sërish protagonist.

Kimi Raikkonen në vitin 2007 u largua nga McLaren te Ferrari. Ishte një bast për italianët që provuan të startonin një epokë. Por titulli i atij viti në dëm të Alonsos dhe Hamilton në garën e fundit është i vetmi deri më sot nga një pilot i kokëkuqes. Fernando Alonso në të njëjtin vit braktisi Renault për vendin bosh që la Raikkonen te McLaren.

Një sezon që nuk konfirmoi 2 titujt te Renault dhe nuk mjaftoi që ai të ecte në gjurmët e Ayrton Senna dhe Alain Prost. Sebastian Vettel në vitin 2015 u largua nga Red Bull te Ferrari, me një objektiv të vetëm “titullin e 5’të kampion që për italianët do të ishte i 1’ri pas Raikkonen”.

Mirëpo gjermani u shfaq larg nivelit të  Michael Schumacher duke fituar vetëm 16 gara në 6 sezone në Maranello. Në fund njeriu që shokoi Botën disa ditë më parë. Atë që Hamilton po lë pas te Mercedes, e nisi në vitin 2013 kur u largua nga McLaren pas ndarjes së skuderisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026