Transgjinori i hap gjyq Shqipërisë! Avokati i tij: Italia e njeh ligjërisht
Avokati i një transgjinori me origjinë nga Shqipëria, Ili Gërdupi, tha në një intervistë për “Good Morning Albanians” në Euronews Albania se individi që ka kthyer gjininë nga femër në mashkull në Itali duhet të njihet dehe në shtetin shqiptar si mashkull, duke shpjeguar arsyen përse.
Bëhet fjalë për një rast të rrallë për jurisprudencën shqiptare.
“Ky vendim nuk është marrë nga një gjykatë shqiptare, sepse nuk do të kishte procedurën për ta marrë një vendim të tillë, por është marrë nga gjykata italiane; dhe shteti shqiptar, në përmbushje të detyrimeve të tij, duhet të bëjë njohjen e vendimeve të huaja dhe efektet që ato kanë mbi të. Në rastin në fjalë, personi është njohur në gjendjen civile italiane me gjininë e ndryshuar, që është mashkull, dhe kërkon që kjo njohje të bëhet edhe në shtetin shqiptar. Në situatën ku jemi aktualisht, gjykata duhet ta pranojë këtë fakt, sepse nuk ka asnjë pengesë të mirëfilltë që ne të themi se nuk lejohet ndërrimi i gjinisë pasi nuk ka një ndalim për një ndërrim të tillë,” – u shpreh Gërdupi.
Avokati shtoi se kjo çështje është ndryshe nga martesat e të njëjtës gjini, që në kodin e familjes nuk pranohet, pasi tregon qartë lidhjen midis një burri dhe një gruaje.
Shqipëria ndodhet në një vakum ligjor sa i përket ndryshimit të gjinisë, ku nuk ka një ndalim për ndryshimin e saj, por në të njëjtën kohë nuk parashikon një procedurë sesi kjo të realizohet.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 21:55 Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:46 Sekuestrohen 46 kg kanabis në Rinas pas kontrollit të fluturimit Toronto-Tiranë, dy persona nën hetim
- 21:44 Putin përballet me presion në rritje mes luftës në Ukrainë
- 21:42 Yann LeCun: ChatGPT dhe modelet e tjera të IA-së nuk e kuptojnë realisht botën fizike
- 21:41 Zjarr masiv në Costa Brava të Spanjës, izolohen mbi 10 komunitete turistike
- 21:39 Zjarr në malin e Shëngjinit, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)