Transporti publik, policia zbulon shoferë pa patentë dhe të dehur në timon

Autobuse te transportit urban
1 Shtator 2021 | 16:51

Transporti me autobus për të lëvizur brenda dhe jashtë qytetit konsiderohet një nga mjetet më të sigurta për të qarkulluar. Por në fakt një kontroll i fundit i Policisë në Tiranë tregon se linjat e autobusëve kanë probleme të mëdha me sigurinë e transportit.

Policia thotë se gjatë një kontrolli për të parandaluar aksidentet dhe disiplinimin e transportit, 12 shoferë autobusësh rezultuan pa patentë ose që u kishte përfunduar afati.

Kurse 14 shoferë autobusësh janë gjobitur për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit nga të cilët 2 rezultuan se ishin në gjendje të dehur.

Nga ana tjetër, policia thotë se 21 autobusë të transportit qytetas dhe ndërqytetas ishin të pa siguruar ndërsa 22 të tjerë kishin probleme teknike si dhe nuk kishin kryer kontrollin teknik.

Gjatë kontrollit 60 autobusë për transport pasagjerësh ishin mbi kapacitetin e lejuar. Nga kontrolli gjithashtu janë zbuluar shkelje dhe në mos zbatimin e itinerarit dhe mos respektimin e stacioneve të miratuara nga organet përkatëse.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026