Transportonin emigrantë me makina luksoze, arrestohen 4 persona

13 Prill 2023 | 12:05

Tjetër aksion i Policisë së Korçës për kapjen e personave që transportojnë emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës kundrejt pagesave.

Gjatë një operacioni mëngjesin e sotëm u konstatuan mjete luksoze të cilët kanë tentuar të çojnë drejt Tiranës rreth 15 emigrantë të paligjshëm.

Burime bëjnë me dije se u arrestuan 4 shtetas kosovare, 3 meshkuj dhe 1 femër, të cilat me disa mjete kanë mbajtur në makina të huajt, duke u premtuar kalimin drejt kryeqytetit në këmbim të parave.

Aksioni u zhvillua nga seksioni i trafiqeve dhe narkotikëve në DVP Korçës si dhe sektori i AM, pasi ka patur raste të përfshirjes të punonjësve të policisë dhe të gardës në këtë aktivitet të paligjshëm. Kapja e mjeteve, kosovarëve dhe emigrantëve të paligjshëm u bë në rrugën nacionale Korçë – Pogradec, ndërsa mësohet se emigrantët i  kishin marrë në Bilisht. Priten detaje zyrtare nga policia për rastin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026