Transportonte emigrantë me makina luksi, në pranga shkodrani në Himarë

2 Maj 2023 | 15:38

Policia e Vlorës ka arrestuar 1 person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër pasi transportonin emigrantë të paligjshëm me dy automjete luksoze.

Në pranga ka rënë shtetësi shtetasi N. K., 27 vjeç, banues në Shkodër, si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi A. B., 32 vjeç, banues në Shkodër.

Gjatë operacionit, në fshatin Lukovë, Himarë, shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative se me dy automjete “Range Rover” po transportoheshin emigrantë, janë vënë në ndjekje të tyre.

Sapo kanë konstatuar se po ndiqeshin nga Policia, drejtuesit e automjeteve, shtetasit N. K. dhe A. B. janë larguar me shpejtësi, duke mos iu bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar.

Shtetasi N. K. ka tentuar t’i shmanget përgjegjësisë ligjore, duke zbritur nga automjeti emigrantët që po transportonte, por është kapur dhe prangosur nga shërbimet e Policisë.

Shtetasi A. B. ka braktisur automjetin me të cilin po transportonte pjesën tjetër të emigrantëve dhe duke përfituar nga terreni i vështirë është larguar me shpejtësi në këmbë. Vijon puna për kapjen e tij.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026