Tre akuza për bosin e ‘Telegram’, Pavel Durov i ndalohet largimi nga Franca
Pronarit të “Telegram” Pavel Durov i janë bërë të ditura nga autoritetet franceze akuzat paraprake për aktivitete kriminale në rrjetin e tij dhe i është ndaluar të largohet nga Franca.
I liruar të mërkurën pas 4 ditë marrje në pyetje, Durov është urdhëruar të paguajë 5 milionë dollarë garanci dhe të raportojë në një stacion policie dy herë në javë.
Akuzat mbi biznesmenin e lindur në Rusi, që ka edhe shtetësi franceze, përfshijnë përdorimin e “Telegram” për qarkullim materialesh pornografike me të mitur, bashkëpunim në trafik droge dhe refuzim të bashkëpunimit me hetuesit.
Rusia e kritikoi arrestimin duke e cilësuar si të motivuar politikisht, por presidenti Macron e mohoi një gjë të tillë.
Kritika është konsideruar një akt hipokrizie nga kritikët e Kremlinit, pasi në 2018-n, vetë autoritetet ruse u përpoqën ta bllokonin aplikacionin e “Telegram”, por dështuan dhe e tërhoqën urdhër-ndalimin në 2020-n.
Rrjeti u themelua nga Durov dhe vëllai i tij, pasi ai vetë u ndodh nën presionin e autoriteteve ruse.
LEXONI GJITHASHTU:
Kuvajti intercepton raketa dhe dronë, një person mbetet i plagosur
Erdogan pret kryeministrin e Malit të Zi në Ankara
Volkswagen planifikon mbylljen e fabrikave në Gjermani
- 15:12 Zbardhen detaje nga vrasja në Shkodër, identifikohen autori dhe viktima (EMRAT)
- 14:56 Arrestohet 38-vjeçari në Himarë, u kap me armë, granatë dhe jelekë antiplumb
- 14:40 Kurti fton në takim liderët e opozitës për krijimin e institucioneve të reja
- 14:39 Berisha: Rama po jep miliona euro nga fondi i emergjencës për një koncert
- 14:32 Hita: Pezullohet një efektiv në Fier, krijoi një lidhje të papërshtatshme me të miturat në ngjarje
- 14:17 Policia jep detajet: Vrau bashkëshorten me armë zjarri në Shkodër, arrestohet 62-vjeçari