Tre banesa në rrezik nga çarja e tokës në Peqin, rruga e pakalueshme për automjetet

22 Shkurt 2026 | 20:05

Pas dëmtimeve të shumta në aksin Librazhd-Prrenjas dhe izolimit të juglindjes së vendit, një situatë e ngjashme është regjistruar edhe në fshatin Algjinaj, në Njësinë Administrative Shezë, bashkia Peqin.

Lëvizja e tokës dhe fundosja e dheut kanë krijuar çarje të thella në një segment me gjatësi të konsiderueshme, duke deformuar sipërfaqen dhe duke rrezikuar aktualisht shembjen e tre banesave, si edhe dëmtimin e infrastrukturës përreth.

Sipas banorëve, situata është përkeqësuar pasditen e së dielës, kur një pjesë e rrugës rurale është bërë e pakalueshme për automjetet. Ky aks përdoret çdo ditë për lidhjen e fshatit me zonat përreth, ndërsa bllokimi i tij ka sjellë vështirësi të menjëhershme në qarkullim dhe në aksesin drejt shërbimeve bazë.

Çarje dhe zhvendosje të tokës janë konstatuar edhe pranë tre banesave, duke rritur shqetësimin për sigurinë e familjeve. Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përkatëse për vlerësimin e rrezikut dhe marrjen e masave stabilizuese, me qëllim shmangien e përshkallëzimit të situatës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama në Ankara për Samitin e NATO-s, zbulohet agjenda e tij e takimeve

Kryeministri, Edi Rama do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s që zhvillohet në Ankara, me pjesëmarrjen e krerëve të shteteve, bashkëshorteve dhe qeverive të...
11:34 | 07/07/2026

Rama prezanton spitalin e ri: Do të jetë gati në vitin 2028-të, do të trajtojë sëmundjet e komplikuara

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në prezantimin e Health Hub Hospital që do të hapë dyer së shpejti në Tiranë. Gjatë fjalës së tij,...
11:28 | 07/07/2026

Përfshihet nga flakët godina e Postës Shqiptare në Gjirokastër, ndërhyjnë zjarrfikësit

Një zjarr ka rënë këtë të martë në Pazarin e Gjirokastrës. Zjarri raportohet se ka rënë pranë Postës Shqiptare, ku flakët kanë përfshirë fasadën e...
11:15 | 07/07/2026