Tre cilësitë që shqiptarët shohin si më të rëndësishmet te një deputet
Shumica e shqiptarëve vlerësojnë si cilësitë më të rëndësishme që duhet të ketë një deputet pastërtinë e figurës, lidhjen me elektoratin dhe integritetin.
Kjo rezultoi nga sondazhi i tretë kombëtar i Euronews Albania me kompaninë MRB në lidhje me cilësitë që sipas qytetarëve duhet të ketë një deputet.
Të pyetur se kush janë “tre cilësitë më të rëndësishme që duhet të ketë një deputet”, shumica u përgjigjën:
- Të mos jetë i korruptuar, të mos ketë lidhje me krimin – 52.5%
- Të jetë afër problemeve të njerëzve në zonë – 41.1%
- Të jetë njeri me integritet të lartë – 23.5%
Cilësitë e mësipërme lanë pas cilësitë e tjera si përgjegjshmëria, arsimimi, qartësia në mendim dhe veprim, apo dhe prejardhja.
Metodologjia
Sondazhi i tretë i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze të sondazheve MRB u zhvillua në periudhën 25 shkurt – 9 mars në shtrirje të 12 zonave elektorale në nivel kombëtar. 1600 persona me të drejtë vote u pyetën lidhur me vendimet e tyre për zgjedhjet parlamentare.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës