Tre javë para se ta vriste, 36-vjeçarja i shpëtoi jetën bashkëshortit nga vetëvarja
Vetëm tre javë para se të vritej nga bashkëshorti i saj, Marjola Nakoleci kishte shpëtuar jetën e tij duke e ndaluar nga një tentativë vetëvarjeje. Ky detaj është bërë i ditur nga motrat e viktimës, të cilat thonë se 36-vjeçarja prej kohësh ishte nën dhunë sistematike dhe presion të vazhdueshëm.
Trupi i pajetë i Marjola Nakolecit ka mbërritur në Korçë, ku sot në orën 11:00 do të zhvillohet ceremonia mortore. Familjarët janë në gjendje të rënduar emocionale dhe kanë refuzuar kontaktet me median, ndërsa vajza e madhe e viktimës ka deklaruar se ka mohuar babain e saj dhe do të marrë hak për gjakun e nënës.
Sipas dëshmive të familjarëve, Pandeli Nakoleci ushtronte dhunë të vazhdueshme, e akuzonte gruan për tradhti dhe shpeshherë e detyronte të kryente marrëdhënie seksuale pa dëshirë, me qëllim për ta mbajtur të lidhur përmes një shtatzënie. Vetëm një muaj më parë, gjinekologu i kishte vendosur Marjolës masa parandaluese shtatzënie.
36-vjeçarja, nënë e katër fëmijëve, sot do të përcillet për në banesën e fundit mes dhimbjes së familjes dhe komunitetit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta