Krim në familjen shqiptare në Greqi, burri vret gruan! Djali: Pashë babin me thikë
22 Gusht 2025 |
11:39
Një krim brenda një familjeje shqiptare ka ndodhur në Volos të Greqisë. Sipas mediave vendase raportohet se një 40-vjeçar shqiptar ka vrarë gruan e tij 36-vjeçare, e cila rezulton të jetë dhe ajo shqiptare. Sipas informacioneve burri është arratisur.
Ngjarja e rëndë është shënuar në pallatin ku kishin banesën. Sipas raportimeve, sherri nisi fillimisht në apartamentin e tyre dhe më pas çifti ka zbritur në hyrje të pallatit ku kanë vazhduar të zihen.
Më pas, shqiptari dyshohet se e ka vrarë me një objekt të mprehtë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Krimi, sipas mediave greke, ka ndodhur në sy të njërit prej 4 fëmijëve të tyre.
“E pashë babin duke e therur mamin me thikë”, ka thënë fëmija.
LEXONI GJITHASHTU:
- Aksidenti me tre viktima shqiptarë në Greqi, merret në hetim shoferi bullgar
- Aksidenti në Greqi ku vdiqën 3 shqiptarë, flet dëshmimtari: Po digjeshin të gjallë
Lajme të Sugjeruara
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
- 09:20 Vrasja e ish-policit Santiago Malko, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 28 vite burg për Ilir Selmanin
- 09:16 Gruaja e Kryeministrit të Spanjës do të përballet me një gjyq, zbardhen dy akuzat ndaj saj
- 09:12 Polonia kap tre avionë luftarakë rusë pranë brigjeve të Baltikut
- 09:05 SHBA vendosi tarifa 25% ndaj mallrave braziliane, reagon presidenti i Brazilit: Nuk do t’i nënshtrohemi Amerikës
- 09:03 OKB: Pothuajse një në tre persona nuk mund të përballojë një dietë të shëndetshme
- 08:58 Ndërpritet në sekondën e fundit nisja e raketës Starship, pësoi 4 defekte motorësh