Aksidenti në Greqi ku vdiqën 3 shqiptarë, flet dëshmimtari: Po digjeshin të gjallë
Një ngjarje tragjike ndodhi pasditen e së hënës në autostradën Egnatia të Greqisë, ku një kamion u përplas fillimisht me një tjetër kamion dhe më pas me dy automjete. Nga përplasja humbën jetën tre shtetas shqiptarë: Viktor Bushi, Klarenc Kacaj dhe Marianka Bushi (Aliraj). Magdalena Kacaj mbeti e plagosur.
Një person që ndodhej në vendngjarje rrëfeu momentet e tmerrit që përjetoi:
“Dëgjonim tre personat duke u lutur t’i nxirrnim jashtë. ‘Na nxirrni jashtë, na nxirrni jashtë’. Ata bërtisnin ‘ndihmë, na nxirrni jashtë, na shpëtoni’. Njerëzit po digjeshin të gjallë. I pamë me sytë tanë dhe të tre ishin karbonizuar. Nuk mundëm t’i nxirrnim jashtë, ishin bllokuar.“
Sipas tij, gjithçka ndodhi shumë shpejt. Gomat nisën të shpërthenin dhe brenda një çasti, një nga automjetet u përfshi nga flakët.
“Makina mori flakë menjëherë. Filloi të bënte shumë shpërthime. Zjarri vinte nga kamioni shumë fort. Ishte i shpejtë dhe i fortë.”
Viktimat ishin banorë të Athinës dhe po ktheheshin nga një dasmë në qytetin Xanthi. Përplasja fatale ndodhi kur kamioni i drejtuar nga një 59-vjeçar goditi fillimisht një tjetër kamion, në të cilin ndodhej vajza e tij shtatzënë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre të moshës 4 dhe 6 vjeç, dhe më pas goditi edhe automjetin tjetër ku ndodheshin viktimat shqiptare.
LEXONI GJITHASHTU:
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 14:51 Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
- 14:45 Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit
- 14:31 “Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
- 14:30 Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
- 14:18 Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 14:12 Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata