Aksidenti me tre viktima shqiptarë në Greqi, merret në hetim shoferi bullgar

21 Gusht 2025 | 10:02

Prokurori i Gjykatës së Shkallës së Parë të Rodopit ka dalë me një njoftim në lidhje me aksidentin tragjike me tre viktima shqiptarë në Greqi.

Mësohet se prokurori ka ngritur akuza për vrasje të paqëllimshme, dëmtim të rrezikshëm nga neglizhenca dhe drejtim të rrezikshëm të mjetit kundër shoferit bullgar të përfshirë në aksident.

Shoferi i kamionit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Prokurori bëri me dije se ai i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Po pritet që ai të marrë veten dhe më pas të vijohet me dëshmitë dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes që la pas 3 viktima të cilat u dogjën për së gjalli në mjet.

Dëshmitarët janë shprehur se ishin gomat që filluan të shpërthenin në flakë dhe se brenda disa sekondash makina dhe kamioni morën flakë.

Viktimat e aksidentit tragjik me makinë janë Viktor Bushi, Klarenc Kacaj dhe Marianka Bushi Aliraj.

Marianka ishte ulur në sediljen e pasme të makinës pranë gruas 49-vjeçare të Kacajt, e cila ishte e vetmja e mbijetuar pasi arriti të dilte nga makina që po digjej.

Të katër po ktheheshin nga një dasmë, ndërsa në makinën e dytë që u përfshi në aksient ndodhej vajza e Viktorit dhe Mariankës, dhëndri i tyre dhe dy nipërit e mbesat e tyre, të moshës 4 dhe 6 vjeç.

Kur kamioni goditi makinën që drejtohej nga 59-vjeçari, ata më pas u përplasën me makinën në të cilën udhëtonin vajza e tij shtatzënë, bashkëshorti i saj dhe dy fëmijët e tyre.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026