Tre klube interesohen për futbollistin Manaj pas lojës së mirë me Barcelonën

26 Korrik 2021 | 11:35

Futbollisti i përfaqësueses shqiptare, Rey Manaj, ka ngjallur interesin e të paktën tre klubeve që sipas mediave spanjolle duan ta transferojnë nga Barcelona.

Redaktori i gazetës Mundo Deportivo, Ferran Martinez, raportoi në fundjavë se për Manajn Barcelona ka marrë oferta nga Cadiz (Spanjë, La Liga), Sassuolo (Itali, Serie-A) dhe Famalicao (Portugali, Liga NOS).

Sipas Martinezit të tria klubet janë të gatshme të paguajnë deri në 3.5 milionë euro për transferimin e sulmuesit 24-vjeçar dhe se tashmë vendimi i takon Manajt.

Që pas kalimit te Interi, në vitin 2016, Manaj e ka pasur të vështirë të gjejë hapësira dhe besim afatgjatë.

Në fakt prej vitit 2016 e deri vitin e shkuar, ai ka ndryshuar pesë skuadra – Pescara, Pisa, Granada, Albacete, Barcelona B – duke lëvizur fillimisht si i huazuar e më pas si transferim fiks në vitin 2019.

Te Barcelona, Manaj ka pasur mundësinë që herë pas here të stërvitet me skuadrën e parë me yje si Lionel Messi, dhe sezonin e shkuar te Barcelona B realizoi 14 gola në 22 ndeshje.

Ndërkohë aktualisht në dy ndeshjet e para të fazës përgatitore, trajneri Ronald Koeman e ka përfshirë në skuadrën e parë, ku ka realizuar 4 gola.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026