4 të lënduar nga moti i keq në Gjilan

28 Korrik 2022 | 22:40

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore në qytetin e Gjilanit pasi një vinç ka rënë mbi veturën me të cilën po udhëtonin, si pasojë e erërave të forta.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka thënë për KosovaPress se mbrëmjen e sotme gjithsej katër qytetarë kanë pësuar lëndime dhe se ka pasur dëme të konsiderueshme si pasojë e motit të lig.

Fatmirësisht, Hashani thotë se gjendja shëndetësore e të lënduarve është e qëndrueshme.

Ai ka bërë të ditur se në terren janë angazhuar të gjitha njësitet emergjente, policia, zjarrfikëset, ndihma e shpejtë dhe njësitet e KEDS-it, dhe se për momentin gjendja është e qëndrueshme.

“Deri në këto momente nuk janë raportuar përmbytje dhe të gjitha rrugët janë të qarkullueshme”, ka shtuar ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit

Në pritje të seancës së parë të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, nuk ka asnjë lëvizje për mundësinë e arritjes së ndonjë marrëveshje...
18:29 | 23/07/2026

Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Strellc të komunës së Deçanit, ku një 56-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë...
16:00 | 23/07/2026

BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!

Bashkimi Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje autoriteteve në Kosovë që të ndërpresin menjëherë rrënimin e villave të pronarëve serbë në afërsi të Liqenit...
16:25 | 22/07/2026