3 të vdekur brenda ditës nga COVID-19, shkon në 66 numri i viktimave
Një pacient 86-vjeçar nga Shkodra, i cili po trajtohej në terapi intensive prej 12 ditësh në Spitalin Infektiv ka ndërruar jetë për shkak të COVID-19. Nga fillimi i epidemisë, 66 qytetarë të konfirmuar me COVID19 e kanë humbur betejën nga coronavirusi.
Po gjatë ditës së sotme, më herët kanë ndërruar jetë një 74-vjeçare nga Shkodra dhe një 82-vjeçare nga Tirana. Rastet e vdekjeve kanë ndodhur 36 në Tiranë, 9 Shkodër, 11 Durrës, 5 Fier, 2 Vlorë, 1 Kukës, 1 Elbasan.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit nga testimi i 269 personave kanë rezultuar pozitivë 45 prej tyre, duke e çuar totalin e të prekurve në 2,580 raste.
Aktualisht në spitale janë shtruar 71 persona, 10 prej të cilëve janë në terapi intensive dhe 2 në gjendje të rëndë me frymëmarrje të drejtuar.
Në total, numri i të shëruarve ka shkuar në 1,516 persona, ku 57 persona kanë lënë spitalin gjatë 24 orëve të fundit.
Prej muajit mars autoritetet kanë kryer 27,303 testime, prej nga ku janë diagnostikuar 2,580 persona me COVID-19, 1,516 prej të cilëve janë shëruar, 65 kanë vdekur dhe 999 mbeten ende mbartës.
Lexoni gjithashtu:
Javë dramatike, bilanci rajonal i COVID-19 rëndohet me mbi 100 vdekje dhe rreth 4700 të infektuar
79 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, asnjë viktimë në 24 orë
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania