“Tregoni kujdes nga mashtrimi kibernetik me gjoba të rreme”, AKSK thirrje qytetarëve
17 Shtator 2025 |
16:51
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) informon se po qarkullon një mesazh “smishing” që synon të mashtrojë qytetarët me gjoba të rreme për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Mesazhi përmban një link mashtrues dhe kërkon kryerjen e pagesave online.
Ky nuk është një komunikim zyrtar nga institucionet shtetërore dhe çdo qytetar që e merr këtë SMS duhet ta injorojë dhe të mos klikojë në link, apo të japë të dhëna personale.
AKSK ka ndërmarrë menjëherë masat për raportimin e bllokimit të faqes, për të parandaluar çdo dëm të mundshëm.
Ju bëjmë thirrje qytetarëve:
- Mos hapni linqe të dyshimta që vijnë nga SMS ose email-e jozyrtare.
- Mos kryeni kurrë pagesa përmes faqeve që nuk janë domaine zyrtare.
- Njoftoni menjëherë AKSK ose institucionet përkatëse nëse hasni mesazhe të tilla.

Lajme të Sugjeruara
42 ditë protestë sot, qytetarët mbajnë fjalimet para Kryeministrisë
Ka nisur protesta në Tiranë në ditën e saj të 42-të. Në nisje të saj është kënduar edhe himni kombëtar nga të gjitë protestuesit. Gazetari...
U gjet i vrarë në aksin rrugor Prekal-Kir, identifikohet viktima. Shkak dyshohet gjakmarrja (EMRI)
Detaje të rej janë zbardhur lidhur me vrasjen e regjistruar në Shkodër. Aleksander Koçeku është personi i cili ka humbur jetën pasditen e kësaj të...
Të shtëna me armë zjarri në Dukagjin, vritet një person. Detajet e para
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e kësaj të shtunë në Dukagjin. Fatkeqësisht nga të shtënat ka humbur jetën një person. Policia gjithashtu...
- 20:16 42 ditë protestë sot, qytetarët mbajnë fjalimet para Kryeministrisë
- 20:15 U gjet i vrarë në aksin rrugor Prekal-Kir, identifikohet viktima. Shkak dyshohet gjakmarrja (EMRI)
- 20:02 Të shtëna me armë zjarri në Dukagjin, vritet një person. Detajet e para
- 19:52 Aksident i rëndë në aksin Elbasan–Peqin, pesë të plagosur, dy në gjendje kritike (PAMJE)
- 19:23 Araghchi takim me ministrin e jashtëm të Omanit, në fokus Ngushtica e Hormuzit dhe zgjidhja e tensioneve me SHBA
- 19:13 Kolonja, destinacioni i të huajve, ushqimi dhe natyra ‘magnet’ për ta
