Tregu informal i blerjeve në rrjetet sociale, klientët nuk kanë ku të ankohen
Të blesh online sot është kthyer në një trend. Të kursen kohë, e ke më të thjeshtë të zgjedhësh çfarë dëshiron. Por shpesh klientët ankohen se nuk kanë marrë atë çfarë kanë porositur, nuk kanë mundësi ndërrimi, dhe madje nuk kanë kujt t’i drejtohen, pasi faqja nuk figuron si aktivitet i regjistruar.
“Jam shumë e zhgënjyer dhe nuk kam rrezikuar të bëj blerje, sepse nuk ka qenë aspak ajo që unë kam porositur dhe për kupon as që bëhet fjalë”, thotë një qytetare.
Fuqizimi i këtyre faqeve ka lënë në hije dyqanet, kostot e të cilave janë më të larta. Duhet të paguajnë qiratë, taksat, ndërkohë faqet online nuk kanë asnjë shpenzim.
Sipas ekspertit të ekonomisë, Vjoldi Danaj, këto biznese kanë përfitime maksimale që mund të shkojnë mbi 100% të shumës se produktit.
“Janë aktivitet që nuk kanë një nipt, nuk kanë një gjurmshmëri dhe i gjithë sektori është i paformalizuar”, thotë eksperti i ekonomisë.
Gazetarja e Euronews Albania, Ortensia Budlla bëri një krahasim duke blerë një produkt nga një faqe e huaj që operon në vendin tonë dhe një produkt nga një faqe në Instagram. Diferenca është e madhe. Produkti i blerë nga një faqe e huaj ka të shënuara të gjitha taksat që ne kemi paguar; duhet përmendur që kuponi tatimor të vjen në e-mail. Ndërsa produkti i blerë në Shqipëri ka të shënuar vetëm emrin e faqes, kush është porositësi, vendi ku do të dorëzohet porosia, sa kushton posta dhe totali, pa asnjë kupon tatimor.
Në faqet e regjistruara ti paguan përmes kartës së kreditit, ndërsa në faqet e Instagramit, paguan me para në dorë. Edhe pse një treg i pakontrolluar, këto aktivitete vijojnë të fuqizohen dita-ditës. Vetëm në 2020, sipas Eurostat, blerjet online u rritën me 4% krahasuar me 2019.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta