Tregut të punës i shtohen 177 mijë pensionistë, largohen 144 mijë të rinj

11 Qershor 2026 | 16:50

Moshën e tretë, dalja në pension nuk e pengon që të vijojnë të sigurojnë të kenë një ekonomi më të mirë. INSTAT nxjerr në pah një fenomen të ri. Tani më tregu I punës po dominohet nga pensionistët aktivë, sesa nga të rinjtë.

Gjatë periudhës 2019-2025 numri i pensionistëve aktivë në tregun e punës është rritur me rreth 177 mijë persona, ndërsa në të njëjtën kohë janë larguar rreth 144 mijë të rinj deri në moshën 29 vjeç.

Vështirësia e bizneseve për të gjetur punonjës të rinj, disa të moshuar I ka detyruar të  vijojnë të jenë pjesë e tregut të punës, e të tjerë e kanë kthyer në zgjedhje personale. Ndërkohë një faktor tjetër janë dhe pensionet e ulëta. Aktualisht, në skemën e sigurimeve shoqërore përfitojnë rreth 730 mijë pensionistë dhe çdo vit këtij numri i shtohen mesatarisht 15 mijë pensionistë të rinj.

Nga ana tjetër, grupmoshat e reja po pakësohen për shkak të emigracionit dhe rënies së lindshmërisë. Kjo po krijon një boshllëk në tregun e punës, sidomos në sektorët e prodhimit, ndërtimit, turizmit dhe shërbimeve, ku bizneset raportojnë vështirësi në gjetjen e stafit.

Më pak të rinj në punë do të thotë më pak kontribute për sigurimet shoqërore, ndërsa numri i përfituesve të pensioneve vijon të rritet. Për të përballuar mungesën e fuqisë punëtore, vitet e fundit bizneset shqiptare janë orientuar gjithnjë e më shumë drejt punësimit të shtetasve të huaj, kryesisht nga Azia dhe vendet e rajonit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit

Më shumë se 1 mijë banorë në zonën e Mokrës, në Pogradec, kanë mbetur pa ujë të pijshëm prej disa ditësh. Problemi ka prekur 8...
14:04 | 11/07/2026

Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një monitorim të tregut të shitjes me pakicë të produkteve të shportës, pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të ngritura...
13:54 | 11/07/2026

Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin

Videoja e dhunës ndaj një adoleshenteje, e cila u bë virale në rrjetet sociale, ka rikthyer diskutimet mbi sjelljen agresive te të rinjtë. Ekspertët e...
17:26 | 10/07/2026