Trent Alexander-Arnold zyrtarisht lojtar i Realit, nënshkruan kontratën 6-vjeçare

30 Maj 2025 | 12:38

Mbrojtësi i djathtë anglez, Trent Alexander-Arnold, 26 vjeç, është transferuar te Real Madridi, me të cilin ka nënshkruar një kontratë 6-vjeçare, e vlefshme deri në vitin 2031.

Pas 20 viteve të kaluara te Liverpooli, ku zhvilloi 354 ndeshje, shënoi 23 gola dhe regjistroi 92 asistime, Alexander-Arnold vendosi të mos e rinovojë kontratën që skadon më 30 qershor 2025.

Fillimisht, pritej që transferimi të ndodhte pas përfundimit të kontratës, por Real Madridi arriti një marrëveshje me Liverpoolin për ta sjellë lojtarin më herët, me qëllim që të jetë gati për Kupën e Botës për Klube, që nis më 18 qershor. Për këtë, klubi spanjoll do të paguajë 10 milionë euro dhe do të mbulojë pagën e lojtarit për muajin qershor.

Ky transferim shënon një hap të rëndësishëm në rindërtimin e mbrojtjes së Real Madridit, ku Alexander-Arnold pritet të zëvendësojë në mes afatshkurtër Dani Carvajalin. Ai do t’i bashkohet skuadrës më 11 qershor, pas përfundimit të angazhimeve me kombëtaren e Anglisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Anastas Kostandini sjell “Qytetin e Dehur” në Galerinë e Arteve të Pogradecit

Në Galerinë e Arteve të Pogradecit është çelur ekspozita personale e piktorit Anastas Kostandini, me titull “Qyteti i Dehur”. Cikli përfshin 50 punime në teknikën...
16:23 | 19/07/2026

34 vjet nga vrasja e Paolo Borsellinos, atentati mbetet i mbuluar nga misteri

Italia ka përkujtuar këtë të diel 34-vjetorin e vrasjes së prokurorit antimafia Paolo Borsellino, i cili humbi jetën më 19 korrik 1992 në një atentat...
16:01 | 19/07/2026

Studimi: Valët e të nxehtit rrisin rrezikun e depresionit sezonal të verës

Valët e të nxehtit nuk ndikojnë vetëm në shëndetin fizik, por edhe në atë mendor. Ekspertët paralajmërojnë se temperaturat e larta dhe netët tropikale mund...
15:58 | 19/07/2026