Tritol makinës së kreut të ‘Rithemelimit’ në Vaun e Dejës, Benard Ndreca

11 Prill 2023 | 08:10

Një sasi lënde plasëse i është vendosur makinës tip ‘Audi’ në pronësi të kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës, Benard Ndreca.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në orën 7:10 të mëngjesit, ku shpërthimi ka ndodhur pikërisht në momentin që Ndreca ka hipur në automjet.

“Rreth orës 07:10, në fshatin Paçram, Vau i Dejës, në pjesën e përparme të automjetit tip “Audi”, në pronësi të shtetasit Bernard Ndreca dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse.”-  njofton policia.

Nga shpërthimi Ndreca nuk ka pësuar dëmtime, por janë shkaktuar vetëm dëme të pjesshme materiale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive në vendngjarje me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.”

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026