Tritoli në derën e një banese në Shkodër, identifikohet njëri prej autorëve

28 Korrik 2024 | 10:13

Është identifikuar njëri prej autorëve të dyshuar të vendosjes së tritolit në banesën e shtetasit Robert Gera në Shkodër.

PËrmes një njoftimi Policia bën të ditur se vijon puna për kapjen e tij dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër-Policia identifikon dhe vijon punën për kapjen e njërit prej autorëve të dyshuar të hedhjes se një sasie të vogël lëndë plasëse pranë derës së banesës të shtetasit  R. G, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në orët e para të mengjesit ku shtetas të paidentifikuar, hodhën  në derën e banesës se një shtetasi një sasi të vogël lëndë plasëse dhe si pasojë ka shkaktuar vetëm dëme materiale, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ka vijuar intensivisht hetimet me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore Policia ka bërë të mundur identifikimin e njërit prej autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje, konkretisht shtetasin L. M., dhe vijon puna për kapjen e tij.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë është duke punuar intensivisht për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksidentohet furgoni me punëtorë që po shkonin në bregdet, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur në Fushë Dukat (VIDEO)

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në aksin Vlorë–Llogara, pranë fshatit Fushë Dukat, ku një person ka humbur jetën...
08:23 | 26/07/2026

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026