Triumf i “Oppenheimer”/ Filmi mbi “babain e bombës atomike” fiton 5 Globe të Arta
Me 5 Globe të Arta, filmi “Openhajmer” i Kristofer Nolan doli fitues në përballjen e tij të parë me filmin “Barbi”.
Filmi mbi jetën e fizikantit Robert Openhajmer, i quajtur “babai i bombës atomike”, fitoi çmimet për dramën më të mirë, regjisorin më të mirë, aktorin më të mirë mbështetës, kolonën zanore më të mirë dhe aktorin më të mirë, Silian Mërfi.
Filmit “Barbi” iu desh të kënaqej me një glob të vetëm për realizimin, rekordin në “boks ofis” dhe këngën më të mirë origjinale.
Lili Gledston fitoi çmimin e aktores më të mirë dramatike për performancën në filmin “Vrasësit e Hënës-Lule”.
Filmi “Gjëra Modeste”, nga regjisori grek Jorgos Lanthimos, mposhti “Barbin” duke u kurorëzuar komedia muzikore më e mirë.
“Anatomia e një rrëzimi”, i regjisores franceze Justine Triet, fitoi Globin e Artë për filmin më të mirë në gjuhë të huaj.
Sezoni i katërt dhe i fundit i serialit “Trashëgimia” fitoi Globin e Artë për serialin më të mirë dramatik, duke iu shtuar sukseseve që ai siguroi në të njëjtën kategori gjatë edicioneve të viteve 2020 dhe 2022.
Në kategorinë e komedisë më të mirë, një glob fitoi edhe filmi “Ariu”.
LEXONI GJITHASHTU:
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, reagon Ambasada Gjermane në Tiranë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit